Disa pamje të marra nga sateliti tregojnë një anije ruse që është fundosur pranë Zmiinyi ( Ishulli i Gjarprinjve). Ky ishull u pushtua nga Rusia në fillim të luftës dhe është fushëbeteje me vlerë strategjike për Rusinë e cila synon që të fitojë kontrollin e Detit të Zi.
Pamjet e publikuara Maxar Technologies tregojnë pasojat e një sulmi të mundshëm me raketa në një mjet lundrues pranë ishullit. Po ashtu, pamjet tregojnë edhe dëmin që u është bërë ndërtesave në ishull, i cili u bë i famshëm për kundërshtimin që u vënë forcat mbrojtëse të Ukrainës në fillim të pushtimit.
Anija drejtuese e Rusisë, “Moska” u fut në ishullin e gjarpërinjve disa orë pas nisjes së pushtimit dhe u kërkoi në radio ushtarëve ukrainas në ishull që të dorëzoheshin.
Por megjithëse ishulli u pushtua, disa javë më vonë, “Moska” u fundos pasi një sulmi me raketa. Kurse, të enjten, një anije logjistike e marinës ruse, Vsevolod Bobrov, mori flakë pasi u dëmtua nga ushtria ukrainase në Detin e Zi pranë ishullit të gjarpërinjve. /abcnews.al/