Gjykata për Krime të Rënda i dha 2 javë kohë prokurorisë që të vërtetojë vdekjen e Admir Muratajt, procesi ndaj të cilit pritej të niste këtë të martë.
Gjykata i kërkoi prokurorisë që përpos certifikatës së vdekjes, të paraqesë edhe prova të tjera, si akt ekspertime të vendit të ngjarjes dhe viktimës. Seanca e ardhës do të mbahet në 2 Maj ora 9:00.
Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 Prillit, pas grabitjes së miliona eurove brenda aeroportit të Rinasit. Ai ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.
Grupi i tij u dënua në fund të marsit me më shumë se një shekull burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj. Ky i fundit nuk u lejuar nga drejtoria e Burgjeve që të merrte pjesë në varrim për arsye sigurie./abcnews.al

