E ardhmja e Robert Lewandowskit vazhdon të diskutohet. Sipas “Bild”, raportohet se bavarezët i kanë hapur derën e largimit sulmuesit polak, madje raportohet se i kanë vendosur dhe çmim.
Bëhet fjalë për 35-40 milion euro që kërkojnë gjigandët gjermanë. I njëjti burim siguron gjithashtu që Barça do të ishte e gatshme të paguante këtë shumë për sulmuesin polak, i cili shikohet si i duhuri për të udhëhequr repartin e sulmit te katalanasit.
Opsioni i Lewandowskit , i cili në verë do të mbushë 34 vjeç, bind Xavi dhe stafin trajner, pasi e konsiderojnë si një nga sulmuesit më të mirë në botë, golashënues dhe besojnë se i kanë mbetur edhe tre vite në nivelin më të lartë. /f.a/abcnews.al