Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka deklaruar se është ende herët për të folur për normalizimin e marrëdhënënieve me Putinin pas pushtimit të Ukrainës, shkruan BBC.
I pyetur në Radio LBC nëse presidenti rus do të ishte i mirëpritur në arenën botërore nëse do të pendohej për luftën, Johnson tha:
“Pendimi do të jetë shumë i vështirë për Vladimir Putin tani. Asgjë nuk është e pamundur, por unë thjesht nuk mund të flas për normalizimin e marrëdhënieve me Putinin tani”.
Johnson paralajmëroi gjithashtu për një “déjà vu” të vitit 2014 kur liderët botërorë dënuan aneksimin e Krimesë nga Rusia nga Ukraina, por vazhduan të negociojnë me Putinin.
“Dhe Putini në thelb e përdori atë si një mënyrë për të ngulur thikën edhe më shumë në Ukrainë,” shtoi Johnson.
/abcnews.al