Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku do të zhvillohet një takim mes liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Rama ka publikuar një foto në faqen e tij në Facebook me Josep Borrell, Shefin e Diplomacisë Europiane. Në foto shihen se takohen përzemërsisht.
“Me Josep Borrell, Shefin e Diplomacisë Europiane dhe Zv.Presidentin e Komisionit Europian??”, shkrun Rama.
Lexo edhe: Zykaj zbardh deklaratën e Borrell para takimit me liderët e Ballkanit
Gazetarja e ABC në Bruksel, Eriza Zykaj ka zbardhur deklaratën e përfaqësuesit të larë të BE, Josep Borell para darkës. Ajo tha se ky format është për të inicuar fillimisht nga ish përfaqësuesja a lartë e politikës së jashtme dhe të sigurisë, Catherine Ashton dhe kjo darkë pune zhvillohet në këtë vijueshmëri, por në një kontekst krejt të ndryshëm se ai i mëparëshmi: agresioni rus në Ukrainë. /abcnews.al