Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ 24-vjeçari shqiptar kapet me 1.5 milion euro drogë, lihet në burg

schedule15:59 - 11 Maj, 2022

schedule 15:59 - 11 Maj, 2022

Një 24-vjeçar shqiptar është përballur me akuzën e trafikimit të kokainës dhe kanabisit në një gjykatë në Britaninë e Madhe.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Klevist Shehaj i cili akuzohet si pronar i një sasie droge që kap vlerën e rreth 1.5 milion eurove.

Shehaj u ndalua më 7 maj ndërsa mësohet se policia ra në gjurmët e tij pas një hetimi të gjatë. Shqiptari mësohet se u kap me 39 mijë e 750 euro të fshehura në makinën e tij. Më pas gjatë një kontrolli atij iu gjet një sasi kanabisi me një vlerë rreth 1.1 milion euro – dhe kokainë me vlerë 420,000 euro.

Oficerët zbuluan gjithashtu “sasi të mëdha agjentësh përzierës”.  Hetuesit shtuan se mbi Shehajn rëndojnë dy akuza. Ndaj Shehajt nuk u pranua lirimin me kush dhe gjyqtari vendosi ta linte në paraburgim. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!