Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Gjobat, qytetarët “lumë” ankesash ndaj policëve

schedule15:39 - 11 Maj, 2022

schedule 15:39 - 11 Maj, 2022

Nga Xhensila Kodra

Pas aksidenteve të rënda të ndodhura ditët e fundit, Policia Rrugore ka nisur fushatën sensibilizuese duke ndëshkuar me gjobë të gjithë ata drejtues mjetesh që nuk respektojnë këmbësorët që kalojnë në vijat e bardha.

Por nga ana tjetër, referuar të dhënave që ABC disponon, numri i ankesave të paraqitura nga qytetarët pranë Agjensisë së Mbikqyrjes Policore ka ardhur në rritje. Numri më i lartë i ankesave për efektivët në të gjithë vendin kanë qenë në muajin prill.



Disa prej efektivëve të kapur në shkelje janë referuar në Prokuroritë përkatëse e disa të tjerë janë arrestuar.

Në krye të ankesave të depozituara pranë kësaj Agjensie qëndrojnë ato për strukturën e Rendit dhe Sigurisë Publike, me 316 raste. Pasohet nga struktura e Policisë Rrugore me 230 ankesa nga Janari e deri në Prill të këtij viti.

Pjesa më e madhe e ankesave të qytetarëve adresuar uniformave blu kanë qenë për mos reagim në kohë të këtyre të fundit, korrupsion e shpërdorim detyre.

Edhe në vitin 2021, numri i ankesave ka qenë i lartë. Gjatë vitit të shkuar, vetëm për Policinë Rrugore janë referuar në Prokurori 20 efektivë, nga të cilët 7 ishin të nivelit drejtues. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!