Debati për Butrintin, Bejko në Abc Live: Si do të menaxhohet, shteti mbetet pronar i pasurisë kulturore

schedule13:44 - 11 Maj, 2022

schedule 13:44 - 11 Maj, 2022

Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, që parashikon administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nga ky fondacion ka shkaktuar polemika dhe debate në komisionet parlamentare.

Në lidhje me çështjen, i ftuar në studion e Abc Live, drejtori ekzekutiv i Fondacionit për Administrim, Lorenc Bejko thotë se shteti shqiptar vazhdon të mbetet pronar i pasurisë kulturore të vendit.

Bejko nuk la pa përmendur dhe arkeologun që do të punojë për parkun e Butrintit, i cili do të jetë i huaj.

Ai thotë se arkeologu në fjalë është një ekspert i fushës dhe se ka të gjithë eksperiencat dhe njohuritë për të bërë një punë të mirë në Butrint. Pavarësisht shqetësimit të shqiptareve për faktin që arkeologu është i huaj, Bejko tha se kjo gjë nuk është aspak problem.

Lexo edhe: “Presim që të arrijmë deri në 460 mijë vizitorë në vit,” Margariti për Butrintin: Nëse s’u ofrojmë shërbime bëjmë autogol

“Shqipëria vazhdon të jetë pronari dhe administratori i pasurisë kulturore të vendit. Është marrëveshja midis pronarit që është shteti që përfaqësohet nga ministria e kulturës dhe partneri strategjik AADF-ja dhe arkeologut. Nuk është problem që arkeologu është i huaj. Ai ka një bagazh njohurish dhe eksperienca që e bëjnë atë specialist në fushë. Nuk mendoj se dikush tjetër do e bënte punën më mirë se Richard”, tha në Abc Live Lorenc Bejko.

Kujtojmë se opozita ka ngritur si shqetësim transparencën e këtij menaxhimi, duke e cilësuar një kontratë koncensionare mbi një pasuri kombëtare dhe përfshirjen e AADF-së në menaxhim si konflikt interesi, pasi më herët ky fondacion ka financuar ekspertizën për ndryshimin e ligjit për trashëgiminë kulturore dhe hartimin e planit të biznesit. /abcnews.al/