KAMERA E FSHEHTË/ Semi Jaupaj bie në grackën e “Piranjave”

schedule21:57 - 10 Maj, 2022

schedule 21:57 - 10 Maj, 2022

Emisioni investigativ “Piranjat” në Abc i moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, përveç denoncimeve dhe nxjerrjes “lakuriq” të abuzuesve dhe pedofilëve, ka edhe rubrikën gazmore atë të “Kamerës së Fshehtë”, ku këtë herë personazhi i radhës që bie në grackë është këngëtarja Semi Japupaj.

Për të futur në grackë Semin është bërë bashkëpunëtor i “lojës” shoku i saj i ngushtë Marsidi dhe një kompani abazhurësh, e cila kërkon ta bëjë imazh të sajin.

Semi e cila fillimisht është skeptike për këtë lloj të ri “pune”, ndryshon shumë shpejt mendim kur kupton se mund të fitojë goxha para.

Këtu nis e gjithë “malorja” e Semit, pasi punëdhënësi është një njeri mjaft i fiksuar nga Covid, aq sa në prezantimin e para mban në fytyrë dy maska kirurgjikale si dhe dorezat plastike.

Por nuk mbaron me kaq, “loja” nxehet edhe më shumë kur në skenë hyn motra “histerike” e pronarit të kompanisë. /T.H/Abcnews.al/

Si do të shkojnë “punësimi” i Semit, ju ftojmë të ndiqni videon:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!