Erjon Hoxhallari sezonin e ardhshëm do të aktivizohet në kampionatin rumun, pasi do të bashkohet me UTA Arad.
Ai do të jetë shok skuadre me Idriz Bathën. Kapiteni i Tiranës rinovoi pak kohë më parë kontratën, por një klauzolë e ka “shpëtuar”.
Sipas Supersport, Hoxhallari në kontratë kishte një klauzolë që e linte të lirë nëse merrte një ofertë nga jashtë vendit.
Kështu ai mund të largohet falas nga Tirana, që tani duhet të gjejë një qendërmbrojtës tjetër për ta zëvendësuar Hoxhallarin. / abcnews.al