Një turist zviceran ka humbur jetën pranë një shtegu mes Thethit dhe Valbonës. Në zonë ka pasur akull. Burri ka rrëshqitur dhe ka rënë në greminë. Dyshohet se ka përplasur kokën në një pemë dhe ka ndërruar jetën. Ai shoqërohej nga një grua e cila e traumatizuar ka kërkuar ndihmë.
Pranë zonën ndodheshin dy turistë të tjerë, të cilët i kanë shkuar pranë gruas dhe njoftuan policinë. Abc mëson se trupi i pajetë është identifikuar nga efektivët të cilët kanë shkuar me helikopter. Për shkak të bimësisë të dendur helikopteri nuk mund të ulet për të marrë trupin e turistit.
Pala shqiptare ka kërkuar ndihmë palës kosovare. Për të nxjerrë trupin nga gremina priten që të mbërrijnë aplinistët kosovarë.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 12:40, jemi njoftuar nga DVP Shkodër, se në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, dyshohet se dy turistë gjerman, duke eksploruar zonën, janë dëmtuar rëndë. Për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë dhe shërbimet e DVP Shkodër, si dhe është njoftuar spitali i Tropojës, për të nisur ekipin mjekësor”.
/Abcnews.al/