Pajisja “Pet CT” ekzaminon sëmundjet onkologjike me 99% saktësi

schedule16:40 - 10 Maj, 2022

schedule 16:40 - 10 Maj, 2022

Pacientët onkologjik në Spitalin Hygeia mund të sigurojnë një diagnozë 99% të saktë, falë një pajisjes Pet CT. Falë teknologjisë moderne, me Pet CT bëhet e mundur diagnoza e saktë e patologjive malinje apo beninje, të cilat me një skaner të thjeshtë apo rezonancë magnetike është e vështirë të dallohen.

Drejtori i departamentit të Radioterapisë në spitalin Hygeia, mjeku Ledio Bregu, tregon dallimin që Pet CT ka me pajisjet e tjera imazherike.

“Është shumë i rëndësishëm në rastin kur kemi bërë një skaner të thjeshtë tek pacienti onkologjik, dhe del që nuk ka metastaza në vendet e tjera. Ky pacient mund të jetë një kancer i gjirit mund të themi, shkon për operacion, por ka raste, 10-15% të rasteve, kur bën një Pet Skaner, arrin të dallosh që ka metastazat, të cilat nuk dallohen në një skaner normal. Pra nëse ky pacient me një skaner normal do shkonte direkt për kirurgji, në rastin kur ka bërë Pet Skaner dhe zbulon që ka metastaza, do bëj kimioterapi.”

Mjeku tregon procedurën që ndjek pacienti kur kryen një PET CT.

“Pet Skaneri është një dopio skaner, ku pjesa e parë është një dopio skaner, që kap imazhet skanerike të trupit. Ndërsa pjesa e dytë detekton lëndën radioaktive, që fusim tek pacienti me anë të sistemit venoz. Lënda radioaktive është sheqer radioaktiv, i cili grumbullohet aty ku ka aktivitet të madh qelizor. Tumori ka një aktivitet të madh qelizor, dhe në Pet skaner dallohet pasi bëhet me të kuqe vendi.”

Të gjithë pacientët të cilët i është rekomanduar ky ekzaminim imazherik, mund ta kryejnë çdo ditë pranë spitalit Hygeia, me çmimet më konkuruese. /abcnews.al