Nga Ajgena Korbi
Shtrenjtimi i jetesës është një tjetër faktor pas pandemisë së Covid që ka shtuar problemet e shëndetit mendor tek qytetarët. Vizitat tek mjeku tregon psikiatria Arjana Rreli janë dyfishuar.
“Vazhdojmë të përballemi me fluks të shtuar të vizitave. Shumica ankojnë pasojat e krizës ekonomike. Janë edhe raportet e ngarkuara brenda familjes po mbi shkakun e kësaj”.
Të rinjtë dhe personat në moshë të mesme janë ata që po shfaqin më tepër shqetësime. Problemet nisin me ankthin e vijojnë me depresionin dhe çrregullime të tjera të sjelljes.
“Fol hapur” është moto që shoqëron javën europiane të shëndetit mendor këtë vit. Ndërsa të qenit racional dhe të ushtruarit të aktivitetit fizik është këshilla që vjen nga psikiatria Arjana Rreli.
“Të mundohet të përshtate me këtë realitet, patjetër duke mos hequr dorë nga kërkesat”. /abcnews.al