Pushtimi rus i Ukrainës ka ndikuar ndjeshëm te çmimet e ushqimeve, duke përfshirë vajrat bimore, grurin dhe misrin.
Para luftës, Ukraina dhe Rusia përbënin 28.9% të eksporteve globale të grurit, sipas JP Morgan, dhe 60% të furnizimeve globale të lulediellit – një përbërës kyç për ushqimet e përpunura – thotë S&P Global.
Bllokada e Rusisë përgjatë në Detin e Zi ka bërë që miliona tonë drithë të mos mund të largohen nga Ukraina.
Si do të ndikohen njerëzit?
Banka Botërore ka parashikuar një rritje “të madhe” prej 37% në çmimet e ushqimeve për shkak të luftës në Ukrainë duke theksuar se kjo do të ndikonte negativisht te banorët e tokës, ku një pjesë do të shtyhen në varfëri dhe të tjerë drejt keqkushqyerjes.
Kjo do të godiste më shumë të varfërit, të cilët “do të hanë më pak dhe do të kenë më pak para për çdo gjë tjetër, siç është shkollimi”.
Cili është reagimi në mbarë botën?
Një krizë e thellë ekonomike në Sri Lanka, me shumë njerëz të paaftë për të përballuar ushqimin, ka çuar në protesta të dhunshme.
Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve po shkakton një krizë “të paprecedentë” në Afrikë, paralajmëron OKB.
Në Lindjen e Mesme, Banka Botërore i ka dhënë Libanit një hua prej 150 milionë dollarësh për sigurinë ushqimore për të stabilizuar çmimet e bukës.
/abcnews.al