“Nuk e gëzoi mbesën”, pak orë më parë u bë gjyshe, 60-vjeçarja ndërron jetë nga zjarri

schedule14:22 - 10 Maj, 2022

schedule 14:22 - 10 Maj, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen  Psichiko  Greqi ditën e sotme.

Një 60-vjeçare ka ndërruar jetë nga asfiksia, si pasojë e zjarrit që ra në apartamentin fqinj, një kat më poshtë në pallatin ku e moshuara jetonte.

Por ironia e fatit është se viktima ishte bërë gjyshe pak orë më parë, sipas dëshmive të fqinjëve, raporton protothema.gr.

“Kishte dy vajza. Ishte e divorcuar nga i shoqi. Ajo sot pati një gëzim të madh më familje. Ajo më tha e u bë gjyshe sot, pasi e bija lindi një vajzë”, tha fqinji. Fqinji tha se viktima ndërroi jetë nga tymrat e zjarrit, por shprehet se nuk ka informacion nëse e bija është njoftuar për vdekjen e së ëmës.

Sipas informacioneve banuesja në apartamentin e katit të parë ka qenë duke gatuar, kur për arsye të panjohur tava që ajo përdorte është përfshirë nga flakët.

Ndërkohë banorja fatkeqe e katit të 3- të sapo ka parë tymin ka dalë nga shtëpia dhe ka ngjitur shkallët në çati për të shpëtuar.

Megjithatë, dera e çatisë ishte e mbyllur, për pasojë 60-vjeçarja është bllokuar, i kanë rënë të fikët dhe ka vdekur./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!