Ka nisur Konferenca e Kryetarëve mesditën e sotme për të hapur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa raundi i parë i votimit sipas socialistëve do të jetë data 16 maj.
E para që ka folur nga opozita ka qenë Flutura Açka e cila tha se dyshon se maxhoranca e ka zgjedhur emrin e presidentit dhe se konsultimet me opozitën sipas saj janë fasadë.
“‘Dil tani dhe mbylleni këtë punë. Kjo sjellje e paraardhësit tënd mua më ka lënë shije shumë të keqe. Uroj të mos ndodhë kështu edhe me ju. E shatë e bëtë, hëngrët ngjala me të e çuat në Gjykatë ne shatë prapë tani doni ti bëni funeralin politik (për Metën).
Tani duhet të kishit kërkuar ndjesë për mënyrës si është zgjedhur presidenti. S’mjaftoi kaq por ju e hapët një proces të cilin e shitët si të mbyllur. Zgjedhja me zarfe e presidentit. Duhet t’u kenë dalë 250 presidenta. A i ka Shqipëria kaq presidenta? Kjo shtoi edhe një luzëm të madhe folklorik mes shqiptarëve kur ka 2oo presidenta në Kuvend pse të mos ketë edhe rrotull. Ne këtu jemi si buzëkuqi juaj për t’u dukur të bukur.Unë kam frikë se ju e keni zgjedhur presidentin për të mos thënë emra. Ju keni vetëm 2 kritere, ose komunist ose lëpirës dore”, tha Açka mes të tjerash.
/abcnews.al