Një tjetër virus është rishfaqur në qarkullim së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar një rast të lisë së majmunëve te një person i cili kohët e fundit fluturoi nga Nigeria.
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar tha se pacienti është shtruar i izoluar në një spital në Londër.
Lija te majmunët është më pak e transmetueshme, shkakton simptoma më të lehta si përzierje, ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, dhimbje shpine, të dridhura, rraskapitje dhe ënjtje të nyjeve limfatike. Ajo është më pak vdekjeprurëse.
/abcnews.al