“Ndragheta” shtrin “tentakulat” në Romë, çmontohet klani, në pranga edhe kryebashkiaku

schedule10:29 - 10 Maj, 2022

schedule 10:29 - 10 Maj, 2022

Një klan i “Ndraghetës” më bazë në Romë u çmontua nga Drejtoria e Hetimit Anti-Mafia gjatë një operacioni që çoi në ekzekutimin e 43 masave paraprake të sigurisë.

Operacioni Blitz i zhvilluar mes Lacios dhe Kalabrisë kurorëzoi hetimet e DDA që kishin zbuluar ekzistencën në territorin e kryeqytetit të një grupi që synonte të  merrte menaxhimin dhe kontrollin e aktiviteteve ekonomike në sektorë të ndryshëm tregtarë.

Organizata, sipas hetuesve, iu drejtua sistematikisht titujve fiktive për të mbrojtur pronësinë reale të aseteve.

Organizata gjithashtu propozoi edhe kryerjen e  krimeve kundër pronës, kundër jetës dhe sigurisë individuale dhe në fushën e armëve, duke pohuar kontrollin hegjemonist të aktiviteteve ekonomike në territor, i arritur edhe nëpërmjet marrëveshjeve me organizatat kriminale homologe.

Në kuadër të hetimit të quajtur “Propaggine”, u arrestua edhe kryebashkiaku i Cosoleto, Antonino Gioffré. Emri i tij figuron në listën e 34 subjekteve për të cilat është lëshuar urdhër arresti.

Ai akuzohet për shkëmbim elektoral mes politikës dhe mafies.  Në këmbim të votave ai do të kishte favorizuar marrjen në punë të një personi, po ashtu nën hetim.

Mediet italiane bëjnë me dije se 29 persona përfunduan në burg dhe 5 në arrest shtëpie.

Krimet që i ngarkohen të arrestuarve për arsye të ndryshme janë shoqata mafioze, ndihma e kryer me qëllim lehtësimin e veprimtarisë së shoqatës mafioze dhe mbajtja e shitja e armëve të zakonshme të zjarrit dhe e armëve të rënda të luftës./acbnews.al/