Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Mami do një nuse shqiptare që të mos harroj shqipen”, tironsi bëhet viral me paroditë e tij: Dua të bëj karrierë në vendin tim

schedule08:42 - 10 Maj, 2022

schedule 08:42 - 10 Maj, 2022

Loris Shaba, i cili jeton prej shumë vitesh në Itali është bërë viral në rrjete sociale. Ai ia kushtuar këto vitet e fundit pasionit për muzikën duke marrë qindra mijëra fansa në TikTok dhe në Youtube. Sot ai dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, që u shoqërua me shumë batuta.

Loris ka tërhequr vëmendjen e shumë personazheve publikë shqiptarë, mes të cilëve dhe Noizy, për shkak të parodive që realizon ku ndërthur kulturën shqiptare me atë italiane. Gjatë intervistës, Loris tregoi se ka ëndërr që të ndërtojë një karrierë të suksesshme në Shqipëri.

“Bëj muzikë për mamin dhe babin tim. Nëse do të kem mundësi, dua që të bëj një këngë në shqip. Dua të këndoj në Shqipëri dhe do ta arrij se s’bën“, tregoi Loris. Por cilat janë planet e tij për të ardhmen? Duke folur për këtë ai tha:



“Dua të nxjerr shumë këngë. Por ëndrra ime më e madhe është që të shkoj në Sanremo. Nuk mund të them që të fitoj por të marr pjesë, është një gjë shumë e bukur për mua. Ndoshta një ditë të shkoj në Eurovision për Shqipërinë.“, tha ai.

Sakaq, Loris foli dhe për pasionin që ka për sportin ndërsa nuk nguroi t’u përgjigjej dhe pyetjeje për jetën personale. Ai tregoi se është i fejuar me një vajzë italiane. “Më thoshte mami do të të gjej një nuse shqiptare se nuk e harron shqipen por unë gjeta një italiane”, tha mes batutash ai. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!