Protesta e opozitës, reagon Avokati i Popullit

schedule19:50 - 14 Prill, 2019

schedule 19:50 - 14 Prill, 2019

Avokati i Popullit  një ditë pas protestës se opozitës raporton përmes ekipeve monitoruese në terren se protesta është zhvilluar përgjithësisht në mënyrë paqësore dhe se episodet e dhunës apo të kundërshtimit të forcave të policisë nga ana e protestuesve kanë qenë në një shkallë të menaxhueshme. Tre grupe të Avokatit të Popullit kanë marrë takime me të gjithë të ndaluarit e ndodhur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, si dhe komisariateve Nr.1, Nr.2, Nr.3 dhe Nr.6.

Sipas  grupeve të Avokatit të Popullit në deklarimet e tyre ata pohojnë se kanë qenë pjesëmarrës në një protestë për të drejtat e tyre dhe në mbështetje të subjektit politik që e organizon. Kryesisht të arrestuarit janë në moshë të re, por ka edhe persona të moshuar. Ndërkohë që dy vëllezër të shoqëruar nga Miloti deklarojnë se nuk u është komunikuar arsyeja e shoqërimit. Pas kontaktit të Avokatit të Popullit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ata janë shoqëruar fillimisht në Komisariatin e Policisë Nr.1 dhe më pas janë liruar. Nga ana tjetër Avokati i Popullit shpreh shqetësimin për mos bërjen publike te protokollit për përdorimin e gazit lotsjellës apo përbërësve të tjerë irritues./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!