Diskutimet për paketën e gjashtë të sanksioneve që është përgatitur nga Bashkimi Evropian vijojnë ende pas ngërçit të krijuar me Hungarinë. Kjo e fundit ka kërcënuar që të mos votojë pro paketës derisa të ketë një zgjidhje të sigurt për energjinë e vendit.
“Hungaria nuk do të votojë për një paketë të radhës sanksionesh nga Brukseli derisa të ketë siguri për çështjen e energjisë në vend,” u shpreh zëdhënësi i qeverisë hungareze Zoltan Kovacs të dielën.
Duke cituar kryeministrin Péter Szijjártó, ai shtoi se hungarezët janë të interesuar që të vendoset paqja së më shpejt që të jetë e mundur.”
Po ashtu të dielën, zëvendëskryeministri i Bullgarisë Assen Vassilev tha në një intervistë në Televizionin Kombëtar të Bullgarisë (BNT) se nuk do të mbështesë paketën e re të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë nëse vendi i tij nuk merr garanci nga ndalimi i propozuar për blerjen e naftës ruse, ashtu si vendet e tjera kanë kërkuar. /abcnews.al/