Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grabitet filiali i një banke në Koplik, autorët djegin makinën dhe zhduken në drejtim të Bajzës, FNSH blindon zonën

schedule14:36 - 9 Maj, 2022

schedule 14:36 - 9 Maj, 2022

Tre persona të maskuar kanë grabitur filialin e një banke në Koplik. Gazetari Simon Shkreli bën me dije për abcnews.al se tre personat e maskuar kanë hyrë në filialin e bankës duke marrë një shumë parash dhe më pas janë larguar me një makinë tip “Golf 4” të zi. Mësohet se gjatë momentit të grabitjes brenda në filialin e bankës ndodheshin punonjësit si edhe klientë që merrni shërbime.

Menjëherë pas largimit të grabitësve, punonjësit e bankës kanë njoftuar sigurinë si edhe policinë, të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes duke bërë këqyrjet e nevojshme me qëllim gjetjen e provave të mundshme të lëna nga grabitësit.

Ngjarja sapo ka ndodhur dhe nuk dihet ende shuma e parave të grabitura, ndërkohë që raportohet për gjetjen e një makine të djegur pranë Bajzës. Dyshohet se autorët kanë marrë një automjet tjetër për të humbur gjurmët.

Në zonë janë dërguar forca të shumta policia si edhe të FNSH-së. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!