Analisti: Fjalimi në Ditën e Fitores nxori në pah se Putin nuk di çfarë të bëjë me Ukrainën

schedule13:57 - 9 Maj, 2022

schedule 13:57 - 9 Maj, 2022

Fjalimi i Vladimir Putin për Ditën e Fitores sot nxorri në pah se presidenti rus është “i kanë mbaruar idetë” për sa i përket luftës në Ukrainë, sipas një analisti, shkruan The Guardian.

Përpara fjalimit, zyrtarët e huaj thanë se Putini mund ta përdorte këtë ditë për të nisur një mobilizim të plotë të trupave ruse ose për të shpallur zyrtarisht luftën në Ukrainë, por në vend të kësaj nuk dha asnjë deklaratë të madhe politike.

Në vend të kësaj, ai u tha ushtarëve rusë se ata “po luftonin për të njëjtën gjë që kanë luftuar baballarët dhe gjyshërit e tyre”.

Phillips O’Brien, profesor i studimeve strategjike në Universitetin e St Andrews, tha se mungesa e ndonjë njoftimi të madh në fjalimin e Putinit është shumë më e rëndësishme sesa retorika që ai përdori.

“Pa hapa konkretë për të ndërtuar një forcë të re, Rusia nuk mund të vazhdojë një luftë të gjatë dhe po fillon të tregojë shenjat e dështimit të ushtrisë së saj në Ukrainë.

/abcnews.al