Drafti i PD për Presidentin, Doda: Nuk duhet të përjashtojmë politikën nga Presidenca

schedule12:36 - 9 Maj, 2022

schedule 12:36 - 9 Maj, 2022

Grupi parlamentar i PD, të cilët janë pro përfshirjes së diskutimeve për zgjedhjen e kreut të ri të Shtetit, i cili do të pasojë në këtë detyrë Ilir Metën, ditën e djeshme kanë përgatitur një draft të cilin do ja paraqesin si propozim mazhorancës.

Në draftin e propozuar nga grupi i PD, parashikohet se si duhet bërë zgjedhja e kreut të ri të shtetit dhe si duhet vepruar në çdo raund.

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda ka reaguar lodhur me këtë draft. Përmes një postimi në Facebbok, Doda shprehet se ka koncepte që i bashkë-ndajnë me opozitën.

Por teksa PD kërkon një President jo politik, Doda shprehet kundër. Sipas saj, nëse ka një post ku nevojitet një person politik ai është posti i Presidentit.

Lexo edhe: Presidenti i ri, grupi i PD propozon draftin me formulën për zgjedhjen e kreut të shtetit

“U njoha nga mediat mbi draftin e pergatitur nga z. Alibeaj e besoj qe ne draft ka koncepte qe i bashkendajme.

Se pari, Kushtetuta shprehet qarte qe Presidenti si kreu i shtetit dhe perfaqesuesi i unitetit te popullit duhet te marre mbeshtetjen e shumices se cilesuar dhe eshte e detyrueshme te kerkohet konsensusi ne parlament. Se cilat jane formulat e perzgjedhjes mund te diskutohet po eshte e rendesishme te theksojme se konsensusi eshte i detyrueshem nga Kushtetuta e jo nje opsion per maxhorancen. Perndryshe do kishim vetem nje president si zgjidhje e krizes parlamentare por jo perfaqesues i unitetit te popullit.

Se dyti dhe kjo eshte po ashtu shume e rendesishme, nuk e kuptoj se perse kemi tendencen qe te perjashtojme politiken nga presidenca… nese ka nje post per exellence, ku nevojitet nje person politik eshte ai i presidentit. Askush nuk mund te paragjykoje e te perjashtoje politiken nga Presidenca. Ka midis nesh, nga e majta dhe e djathta, shume personalitete qe e permbushin perfaqesimin me te gjere se forcat e tyre politike. Duhet te respektojme profesionin tone dhe te pranojme qe ka mes nesh personalitete qe meritojne besim dhe respekt, prerogativa te cilat posti i Presidentit i ka te detyrueshme.

Mbetem e mendimit per nje president qe vjen nga politika dhe eshte i pranueshem per te gjitha palët” shkruan Doda./abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!