Dy vajzat e njohura të ekranit, Fabiola Hoxha dhe Isida Muço ishin të ftuarat speciale të kësaj puntate te “Kosherja”. Ata u ndaluan në rrugë nga policët e Kosheres të cilët kërkuan të shikonin dokumentacionet përkatëse. Çfarë ndodhi mes tyre?
Pjesë nga biseda:
Polici: Do të më tregoni patentën, lejen e qarkullimit dhe siguracionin.
Fabiola: Talleni ju apo jeni në krye të detyrës.
Polici: A t’i fusim brenda për kundërshtim të forcave të rendit.
Fabiola: Ne? Kush është shkelja jonë?
Polici: Ku shkoni kaq shpejt. Apo jepni lajmet ju dhe ecni në pikë të plumbit?
Isida: Dëgjo, të ikim ne se kemi edicionin e lajmeve.
Fabiola: Ne jemi spikere lajmesh.
Polici: Patentën dhe lejen e qarkullimit ku e keni apo t’ju fusim brenda në burg.
Polici: Më thoni ku punoni ju?
Isida: Në Abc News.
Polici: Shef janë VIP-a. Mos i fut brenda se kanë kamera të fshehta…/abcnews.al