Duro: E donim shumë vendin e dytë, me Kastriotin nuk ishte e lehtë

schedule18:59 - 8 Maj, 2022

schedule 18:59 - 8 Maj, 2022

Shpëtim Duro, trajneri i Laçit, pas ndeshjes së fituar ndaj Kastriotit që siguroi edhe vendin e dytë në klasifikim, në emisionin Gol pas Goli në Supersport tha: “Ky ishte objektivi ynë real, sepse është hera e parë që skuadra e Laçit arrin vendin e dytë si nënkampion i Shqipërisë. Sa i përket Europës kishim kohë që e kishim siguruar. Objektivi tjetër është Kupa”.

“Golat nga stoli? Pjesa më e madhe nga ju lojtarët e stolit nuk i njohin, por unë i njoh se i kam marrë vetë, si Qato, Spahiu që është i talentuar. Janë lojtarë që nuk janë njohur shumë, por që e ndihmojnë jashtëzakonisht shumë skuadrën.”

“Derbi? Nuk më interesonte shumë, por e para dua të them që komplimente Tiranës që u shpall kampion. Sa i përket ndeshjes, pjesën e parë luajti Partizani më mirë, ndërsa pjesën e dytë luajti më mirë Tirana.”

“Fitorja ndaj Kastrioti? Nuk ishte e thjeshtë. Ne duhet të fitonim që të arrinim vendin e dytë. Pashë një Kastriot që ishte shumë i karikuar për të treguar veten, por ne dominuam. Ishte një pakujdesi penalltia, por ne dominuam lojën”.

“Largimet e Shehut dhe Deliut? E ardhmja nuk i dihet, por si Qato, Spahiu e Ujka janë lojtarë shumë të mirë që mund të zëvendësojnë. Deliu dhe Shehu janë lojtarë që kanë kontribuuar shumë te Laçi, por nëse do të kenë ofertë do ishte një hap përpara, por kanë kontribuuar shumë për skuadrën e Laçit”, tha Duro. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!