Edhe këtë sezon, dizajnerët treguan një dobësi të veçantë për nuancat e ngrohta, jeshilja vazhdon të jetë edhe këtë vit një trend kryesor. Duket se blogeret kanë disa preferenca të forta përsa përket ngjyrave që përfshijnë në garderobën e tyre dhe këtë vit, fokusi kalon te aksesorët me ngjyrë jeshile.
Nuk janë vetëm mini çantat por dhe shumë aksesorë të tjerë që përmirësojnë pamjen. “Kelly Green” është nuanca më e famshme e jeshiles, e cila këtë vit arrin që të “vjedhë” krejt vëmendjen. Një këmishë me xhinse, një fustan i thurur apo një palë këpucë jeshile janë disa nga mënyrat më të mira për ta veshur.