EMRAT/ Kush është familja e aksidentuar në Tiranë, si paraqitet gjendja e tyre në spital

schedule15:05 - 8 Maj, 2022

schedule 15:05 - 8 Maj, 2022

TIRANË- Vilma dhe Arjan Konomi janë përplasur nga “G Classi” te vijat e bardha në rrugën e Kavajës bashkë me foshnjen e tyre 3 muajsh.

Gazetarja Abc Xhensila Kodra mëson se ata janë në mjekim intensiv në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Familja u aksidentua nga makina luksoze tip “G Class” teksa po kalonin rrugën te vijat e bardha. Shoferi i mjetit 39-vjeçari Ajas Sulejmani është larguar dhe i ka lënë të 3 në vendin e ngjarjes, bashkë me makinëne  tij.

Lexo edhe: Shoferi i “G-Class-it” nuk pyet për semaforin e kuq, momenti kur përplas çiftin dhe foshnjen te vijat e bardha

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë vrapuar për t’u dhënë ndihmën e parë, më pas të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës. Policia është vënë në kërkim të shoferit i cili rezulton i skeduar nga autoritetet Angleze, pasi akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike.

Lexo edhe: Përplasi me “G Class” një familje dhe u arratis, kush është “bosi” i kërkuar nga Anglia si trafikant droge

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!