Një lëndë shpërthyese është gjetur në një ndërtese në Berlin, në të cilën jetojnë gazetarë rusë.
Për pasojë hetuesit dhe prokurorët po ekzaminojnë pajisjen e gjetur, të cilën çmontuan në një ndërtesë, që strehonte stafin e një agjencie ruse lajmesh në Stiglitz.
Eksplozivi u vendos në pallat ditën e djeshme ndërsa hetuesit po hulumtojnë se sa e rrezikshme ishte lënda eksplozive.
Nga ana e saj, ambasada ruse në Berlin njoftoi se një shishe u hodh nga një dritare brenda kompleksit të apartamenteve dhe se në kontrollin e mëpasshëm u gjet një eksploziv i improvizuar, i cili u gjet nga piroteknikë gjermanë dhe më pas u neutralizua.
Ministria e Jashtme ruse u bëri thirrje sot autoriteteve në Gjermani dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian dhe NATO-s që të ndërmarrin hapa për të mbrojtur gazetarët rusë dhe familjet e tyre jashtë vendit./abcnews.al/