Çela: Marrim maksimumin në ndeshjet e fundit, bëjmë rotacion ndaj Laçit

schedule15:00 - 7 Maj, 2022

schedule 15:00 - 7 Maj, 2022

Kastrioti u ndal pas 7 barazimesh nga skuadra e Skënderbeut. Një humbje e papritur për krutanët, por pas ndeshjes trajneri Emiliano Çela theksoi se skuadra e tij ndjeu lodhje.

Në javën e 33-të të besuarit e Çelës do të përballen me Laçin në Kamëz, një tjetër takim i rëndësishëm për Kastriotin, që do të kërkojë të rikthehet tek fitorja.

Në konferecën për shtyp, tekniku i krutanëve e vuri theksin se ku grupi është shtrydhur fizikisht dhe psikologjikisht, Çelës i duhet t’i japë frymëmarje disa prej lojtarëve duke paralajmëruar rotacion.

“Të gjitha humbjet përjetohen njësoj, një ditë do të vinte. Kishim entuziazëm dhe vazhdimësi, erdhi një humbje e papritur ndaj Skënderbeut. Përqëndrimi dhe shpirti i garës janë cilësi të mira. Janë ekipe më të mëdha që pa shpirt gare dhe përqëndrim dështojnë, pa këto dy komponentë këto cilësi bien poshtë. Kjo po ndodh edhe me Tiranën, kjo na ndodhi edhe ne dhe e gjitha kjo solli mungesën e shpirtit të garës.

Jo, ne objektivin tonë e kemi realizuar edhe pse jo matematikisht. Do të jemi të kujdesshëm, kalendari na favorizon. Kemi dy ndeshje në shtëpi dhe do të mundohemi të marrim maksimumin dhe mos të ndjejmë rrezik nga pas”.

Grupin e kemi të plotë, ka shenja lodhje sepse kemi pasur ngarkesë fizike dhe psikologjike. Kemi luajtur ndeshje të vështira, kemi pasur ndeshje shumë të forta dhe i kemi luajtur si finale dhe lodhja ndihet. Por, fatmirësisht kemi grup të plotë dhe lojtarët të tjerë që shpresoj se do të përfaqësohen denjësisht. Këtë ndeshje do të ketë rotacion, por me kujdes dhe nuk mund të bëhet një ndryshim masiv sepse prishet fizionimia e lojës, por me shumë kujdes do të përdorim rotacionin”, ka përfunduar timonieri i krutanëve