Milan është shumë afër të fitimit të Scudettos këtë sezon, pasi tashmë gjithçka është në dorën e tyre, teksa rivali i tyre, Inter kryeson me 1 pikë më shumë, por “Rassonerët” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, pasi ditën e nesërme do të përballen me Hellas Verona.
Kjo është ndeshja e fundit e kuqezinjve të Stefano Piolit që do të zhvillojnë në “San Siro” në këtë sezon, pasi ndeshjen e fundit Milan do të udhëtojë në transfertë të përballet me Fiorentinën më 15 maj.
Për këtë arsye tifozët e kuqezinjve kanë mbushur edhe shkallët e stadiumit për të parë skuadrën e tyre, teksa nga mediat italiane raportohet se do të jetë një numër i konsiderueshëm në “San Siro” në mbështetje të Milan. /f.a/abcnews.al