Nuk i erdhi grimieri, këngëtarja e njohur u përgatit vetë për tapetin e kuq në “Met Gala”

schedule12:52 - 7 Maj, 2022

schedule 12:52 - 7 Maj, 2022

Këngëtarja amerikane, Gwen Stefani ka zbuluar se për grimin në Met Gala është kujdesur vetë. E veshur një fustan ngjyrë neoni të stilistes Vera Wang, gjatë paraqitjes në tapetin e kuq, ajo tërhoqi më shumë vëmendje.

Ndërkohë, më vonë në një intervistë për revistën “Vogue”, Stefani ka sqaruar se i është dashur ta bëjë vetë grimin për Met Galan pasi grimieri i saj është detyruar ta anulonte në minutat e fundit angazhimin me të.

Këngëtarja ka thënë se ishte fat i mirë për të që kishte mjaftueshëm produkte të mira kozmetike për t’u grimuar vetë.

“Isha vetë grimere atë ditë. I thash vetes: ulu dhe bëje grimin tënd”, u shpreh Stefani./abcnews.al