Kreu i selisë blu në fjalimin e mbajtur gjatë protestës, ka theksuar se nuk do të ketë asnjë kompromis as nga PD e as nga aleatët e saj, duke bërë kështu thirrje për një qeveri tranzitore pa Edi Ramën. Lulzim Basha ka deklaruar se “ka rënë muzgu i zi për këtë qeveri’. Përplasjet e protestuesve me policinë vazhdojnë ndërkohë që para kryeministrisë u ça kordoni policor ndërsa janë përpjekur të depërtojnë edhe në ambientet e Kuvendit.