Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina: Asnjë korridor humanitar për evakuimin e civilëve nga Azovstal sot

schedule11:05 - 7 Maj, 2022

schedule 11:05 - 7 Maj, 2022

Sot nuk do të hapet asnjë korridor humanitar për civilët e bllokuar në qytetet e fabrikën e çelikut Azovstal, Mariupol, sipas CNN.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë thënë se evakuimet duhet të vazhdojnë të shtunën. Të paktën 100 civilë — duke përfshirë fëmijë janë ende të bllokuar bunkerët e nëndheshëm. Rreth 50 civilë janë evakuuar nga fabrika të premten vonë.

Evakuimi i civilëve po ndërmjetësohet nga Organizata e Kombeve  të Bashkuara dhe Kryqi i Kuq. Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, tha se shpreson për hapjen e një korridori humanitar për civilët në Mariupol.

Është ende i panjohur fati i qindra ushtarëve ukrainas që kanë mbetur  të bllokuar në fabrikën e çelikut.

Rusia ka thënë vazhdimisht se ata mund të largohen vetëm nëse dorëzojnë armët.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!