Armida këtë javë vjen si fituesja në fuqi dhe gëzon imunitet nga eleminimi. Por kjo nuk e ka penguar konkurrentet të vijë me një veshje dhe performancë ekstra.
Në fund të përformancës Armida u shpreh se edhe këtë javë ajo do të paragjykohet për kërcimin. Ndryshe nga të gjithë të tjerët, Klaudio i vendosi një pikë, vlerësim që nxiti debat.
Pjesë nga debati:
Kiara: Klaudio, pse 1?
Klaudio: Ky është mendimi im.
Armida: Mendimi jot është bosh.
Klaudio: Okay. Faleminderit. 1 meriton!
Armida: 1 meritoje ti.
Dea: Zemër, këtu ke harruar diçka nga gjërat e tua. Me këtë ti do kapësh të gjithë komentet e atyre idiotëve që nuk doijnë të shijojnë dhe ta vlerësojnë të bukurën. Edhe diçka, familjet tona janë krenare për këto vajza që kanë./abcnews.al


