Egdar Davids është rikthyer te Holanda, sigurisht jo si lojtar. Ish-mesfushori do të jetë pjesë e stafit të kombëtares së tij, si ndihmës i dytë Luois van Gaal.
Davids, 49 vjecc tani, ka drejtuar si trajner së fundmi Olhanense, ndërsa më parë ka qenë ndihmës te Telstar.
“Jam jo vetëm krenar, por edhe shumë entuziast që mund të vazhdoj karrierën time si trajner së bashku me një emër të njohur si Luois Van Gaal”, ka thënë Davids.
Pjesë e stafit të Van Gaal do të jenë edhe Danny Blind si ndihmës i parë dhe Frans Hoek si trajner portierësh. / abcnews.al