Trajneri Mema akuzon rivalët për aleanca

schedule16:32 - 13 Prill, 2019

schedule 16:32 - 13 Prill, 2019

Tirana nuk ka alternativë tjetër përveç fitores në fushën e Teutës. Trajneri Ardian Mema flet për gjendjen e skuadrës në prag të ndeshjes së Superligës, dhe akuzon sërish rivalët.

Ky klub papritur rrezikon sërish shumë.

Tirana është kandidate për të rënë Superligë, por trajneri Ardian Mema është nga ata që nuk dorëzohen deri në fund.

Mema: “Nuk e çon ndër mënd këtë moment sepse nuk është moment për ta diskutuar dhe menduar. Shpresa ime është të shpëtojmë sezonin dhe të synojmë edhe nga Kupa. Janë 8 ndeshje, pikët aty janë, kundërshtarët aty i kemi dhe ne i kemi mundësitë. Nëse do luajmë mirë dhe do fitojmë aty i kemi pikët”.

Ndeshja e radhës, nga më të vështirat, në Durrës përballë Teutës.

Mema: “Teuta nuk është ekip i lehtë, është ekip shumë i fortë. Në përbërjen e vet ka lojtarë shumë cilësorë. Edhe barazimi do të ishte shumë pozitiv, flas për momentin q ëpo kalojmë ne. Gjithsesi ne do të synojmë tek fitorja. Por duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos bëjmë ato që bëmë në ndeshjen e fundit. Ekipit nuk i kanë munguar shanset për të fituar ndeshjet”.

Mema nuk ngurroi të përsëriste për rivalët akuzat që bëri në Vlorë.

Mema: “E keqja kryesisht ka qenë tek pjesa jonë. Pavarësisht se kundërshtarët i kanë fituar ndeshjet, dhe për mendimin tim e kanë pasur disi më të lehtë për të fituar ndeshjet qoftë dhe me kundërshtarë të fortë. Një ekip që mund të fitojë ku edhe golat i ka binjakë, por nuk do e them emrin e ekipit”.  

Trajneri ka qenë i ashpër këto ditë, duke përjashtuar edhe lojtarë nga stërvitja.

Mema: “Ndoshta ka qenë edhe nervoziteti im dhe kam qenë gjithë javës me ekipin për t’i kërkuar maksimumin për këto ndeshje që kanë ngelur. Këto javë janë stërvitur shumë dhe ndoshta dhe ata e kanë kuptuar pjesën se ku ndodhemi dhe se çfarë duhet të bëjmë”./abcnews.al