Eleina Qirici dhe Edi Paloka janë dy kandidatët për kreun e ri të Këshillit Kombëtar të PD, ndërsa nuk pati propozime të tjera alternative. Aktualisht ka nisur votimi për dy kandidaturat për t’u zgjedhur më pas njëri prej tyre.
“Tani kalojmë në pikën e dytë të rendit të ditës. Komisioni i Rithemelimit në respekt të status të Partisë Demokratike ka përzgjedhur dy kandidatura për t’u zgjedhur me votim të fshehtë. Kandidaturat janë zoti Edi Paloka dhe zonja Eleina Qirici. A ka propozime për kandidatura të tjera? Një shtojcë: Sipas nenit 44, pika 5 e statutit të Partisë Demokratike shqiptare, 5% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar ka të drejtë në çdo kohë të propozojë kandidatura alternative, domethënë edhe këtu në mbledhje. Në qoftë se nuk ka, ftoj të gjithë anëtarët të marrin pjesë në votimin e fshehtë”, u shpreh anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Kapexhiu i cili zbardhi dhe pikat e rendit të ditës.
Këshilli Kombëtar ka miratuar projekt rezolutën për zgjedhjen e presidentit të ri, në të cilën ka mandatuar Komisionin e Rithemelimit që të caktojë përfaqësuesit për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët me partitë e tjera opozitare në procesin e zgjedhjes së presidentit.
Gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar të PD-së, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka thënë se presidenti i ri duhet të jetë unifikues dhe përbashkues.
“Në rast se në procesin e gjetjes së kandidaturave, krijohen kushtet për Konsensus për votimin e presidentit nga kandidatë të propozuar nga opozita, mandatohen përfaqësuesit e PD që bashkarisht më përfaqësuesit e tjerë të partive opozitare, të propozojnë kandidatë në raundet e përcaktuara nga kushtetuta. Çdo alternativë që mundëson zgjedhjen e presidentit me votot, do të refuzohet me votë në Kuvend. Grupi i siguron qëndrimin politik të PD të përcaktuar në këtë rezolutë. Nuk përfaqësojnë PD në zgjedhjen e presidentit”.
/abcnews.al