Eksperti: Duhet korsi paralele e dedikuara për në Rinas

schedule16:17 - 6 Maj, 2022

schedule 16:17 - 6 Maj, 2022

Ekspertët kanë një mendim ndryshe nga Ministria e Infrastrukturës e cila do të hapë një rrugë alternative drejt Rinasit.

Sipas Artur Sulçe, qeveria duhet të ndërtojë një korsi në krahë të rrugës ekzistuese Qafë Kashar-Rinas.

Rruga nuk është se ka ndërtime, mund të shtohet në krahun lindor një korsi e dedikuar të jetë për vajtjen në Rinas, krahas këtyre dy korsive që të lëvizin, kjo të jetë vetëm për vajtjen në aeroport.

Korsia e dedikuar të jetë vetëm një. Aty të futet autobusi dhe çdo mjet i cili shkon në Rinas. Dhe kjo të jetë një korsi e dixhitalizuar që nëse dikush nuk shkon tek aeroporti atëherë te rrethrrotullimi “Nënë Tereza” t’i vendoset gjobë. Ndërkohë të bëhen mbikalime e nënkalime. Pjesa tjetër të jetë siç është sot që të funksionojë në të dyja drejtimet që të jetë për qytetarët. Kthimi, t’i je si qytetar mund të kalosh tek këto dy korsitë.

Kjo nuk kërkon ndonjë shpenzim shumë të madh, pavarësisht se rruga mund të ishte bërë që në fillim edhe me 4 korsi që t’i shërbente edhe kmunitetit”, ka thënë ai.

Sipas ekspertit, krijimi i degëzimeve përgjatë këtij aksi ka shtuar trafikun.

“Projektimi i segmentit nga mbikalimi i Kasharit në Rinas ka qenë si një tangeciale për aeroportin e Rinasit dhe ka qenë e projektuar për një shpejtësi prej 80 km/h. Por, si shqiptarë që jemi futëm pastaj degëzime e kryqëzime në këtë rrugë dhe shpejtësia ka kaluar në 50 km/h’, ka thënë ndër të tjera ai.

Prej 4 ditësh, banorët e Rinasit protestuan kundër vendimit të ARRSH-së që ky aks të bëhej vetëm me një sens lëvizje. Protestat e tyre bënë që ky institucion të tërhiqej dhe rruga të jetë e kalueshme me dy sense./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!