Djali i Meghan Markle dhe Princit Harry feston sot 3 vjetorin e lindjes. Vogëlushi do ta festojë përvjetorin e lindjes në Montecito, Kaliforni me prindërit dhe motrën e vogël, Lilibet. Në këtë ditë speciale, familja mbretërore ndau mesazhe urimi në rrjete sociale.
Por në mungesë të një fotoje të re, Princi Charles, Kate dhe William përdorën dy foto identike me vitin e kaluar ndërsa Mbretëresha zgjodhi një foto të vjetër të takimit të saj me stërnipin e saj në 2019. Vogëlushi është i shtati në radhë për fronin mbretëror.
Vogëlushi ishte për herë të fundit në Mbretërinë e Bashkuar në vjeshtën e 2019-ës, përpara se prindërit e tij të largoheshin për të kaluar Krishtlindjet në Kanada. Princi Harry takoi për herë të fundit mbretëreshën në prill përpara se të shkonte në Holandë për Lojërat Invictus.
/abcnews.al