Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

“Rama nuk dëshiron president konsensual”, Bardhi: Na sulmojnë që të mos marrim pjesë për presidentin e ri

schedule18:35 - 5 Maj, 2022

schedule 18:35 - 5 Maj, 2022

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi është shprehur se PD-ja po sulmohet që të  mos marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit të ri.

Gjatë mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar, Bardhi ka deklaruar se duhet të propozohen kriteret dhe procedurat, për zgjedhjen e presidentit të ri.

Lexo edhe: “Ka tentativa për përçarjen e partisë”, Alibeaj: Sot s’do të marrim vendim për Presidentin e ri



Ndër të tjera Bardhi është shprehur se në Këshillin Kombëtar nuk vendos as Jozefina Topalli, as Rudina Hajdari e as Murrizi, raporton  gazetari i ABC , Juxhin Mustafaraj.

“Të propozojmë kriteret dhe procedurat. Ne duhet te vazhdojmë me opozitën. Dhe mos të kompleksohemi se një grup i Berishës na sulmon. Ne nuk ju përgjigjemi me të njëjtën gjuhë për të ruajtur PD-në. Ne jemi ruajtur mos ta përçajmë PD.

Na sulmojnë sot që mos të marrim pjesë te presidenti. Ata qe deri dje thonin perse bojkotoni. Pra kuptohet kush ka qene pas bojkotit deri dje. Presidentin e zgjedh parlamenti. Dhe vendos grupi parlamentar. Nuk vendos Jozefina Rudina dhe Murrizi, në Këshill kombëtar. Ata që deri dje sulmonin PD-në”, është shprehur Gazmend Bardhi.

Gazment Bardhi tha gjithashtu se PD duhet të bëhet pjesë e procesit të përzgjedhjes së Presidentit vetëm me rregulla të qarta dhe të paracaktuara. Ai tha se nëse pranohen rregullat e procesit, vetëm atëherë opozita mund të përfshihet  në diskutime dhe propozime konkrete në procesin e përzgjedhjes së Presidentit të ri.

Bardhi tha se opozita  nuk mund të jetë fasadë në këtë proces dhe se sipas tij  kryeministri Rama nuk dëshiron një president konsensual.

“PD duhet të bëhet pjesë e procesit të përzgjedhjes së Presidentit vetëm me rregulla të qarta, të paracaktuara dhe që garantojnë që PD nuk do jetë fasadë në këtë proces. Ne duhet të dalim me nje qëndrim me shkrim, dokument me shkrim që i paraqitet palës tjetër, që përfshinë dy komponontë: kritret e përzgjedhjes dhe procedura e përzgjedhjes.

Tek procedura ne duhet të propozojmë rolin që do të ketë opozita. Nëse pranohen rregullat e procesit, vetëm atëherë ne mund të përfshihemi në diskutime dhe propozime konkrete.

Nëse nuk pranohet roli i opozitës në proces, atëherë qartësisht Edi Rama nuk dëshiron një President konsensual. Unë propozoj që secili prej nesh të bëjmë propozime me shkrim dhe ju z. Kryetar të përmblidhni qëndrimet në një dokument që më pas miratohet nga grupi dhe i paraqitet palës tjetër.

Çështja e Presidentit është çështje që duhet të diskutohet nga grupi parlamentar. Asnjë forum tjetër nuk mund ti imponohet grupit parlamentar. Ato që sot thonë nuk duhet të diskutojë grupi, deri dje thoshin duhet të mblidhet grupi dhe të diskutojë”, tha sekretari i përgjithshëm i PD-së.

/ABCNEWS.AL/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!