Putini thirrje Zelenskyt: Urdhëro luftëtarët brenda fabrikës së çelikut të ulin armët

schedule17:57 - 5 Maj, 2022

schedule 17:57 - 5 Maj, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Kievi duhet të urdhërojë luftëtarët ukrainas që kanë mbetyr ende në fabrikën e çelikut Azvastol në Mariupol të ulin armët e tyre.

Skyneës raporton se Putini ka bërë deklaratën e mësipërme gjatë një telefonate që zhvilloi me kryeministrin izraelit Naftali Bennett ditën e enjte.

Presidenti rus tha gjithashtu se vendi i tij ishte gati të sigurojë kalim të sigurt për civilët.

Lexo edhe:Sekuestrohet jahti 300 milionë dollarë i oligarkut rus

Rreth 200 ukrainas ndodhen ende brenda fabrikës, ndërkohë 100 civilë arritën të largoheshin nga Azvostal gjatë fundjavës.

Çfarë ka ndodhur sot në Ukrainë?

• Ndërsa sulmet ruse në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol intensifikohen, rreth 200 civilë mendohet se mbeten të bllokuar brenda uzinës

• Rusia është akuzuar për pengimin e përpjekjeve për të evakuuar civilët nga fabrika e çelikut Azovstal, të cilën Kremlini e mohon, pasi u zotua të ndalonte sulmet e saj për të lehtësuar hapjen e korridoreve humanitare.

• Të evakuuarit që u larguan nga fabrika kanë përshkruar se nuk ishin në gjendje të shihnin dritën e ditës ose të merrnin ajër të pastër për ditë të tëra ndërsa kishin ngecur poshtë fabrikës së çelikut

• Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se rreth 344 të evakuuar nga qyteti i Mariupolit dhe rrethinat e tij kishin mbërritur në Zaporizhzhia.

• Donatorët ndërkombëtarë kanë premtuar 6.5 miliardë dollarë për të mbështetur Ukrainën gjatë një konference në kryeqytetin polak Varshavë.

• Kremlini ka thënë se ishte i vetëdijshëm se SHBA, Britania e Madhe dhe vende të tjera të NATO-s po ushqenin vazhdimisht inteligjencën për ushtrinë ukrainase.

• Rusia thotë se forcat e saj kanë praktikuar sulme të simuluara raketore me aftësi bërthamore në enklavën e Kaliningradit të Detit Baltik, e vendosur midis anëtarëve të BE-së, Polonisë dhe Lituanisë.

• Ukraina nuk ka gjasa të nisë një kundërsulm kundër Rusisë përpara mesit të qershorit, kur shpreson të ketë marrë më shumë armë nga aleatët e saj.

/abcnews.al/