Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD është marrë vendimin që të bëhet kërkesë për ngritjen e një komisioni tjetër parlamentar.
Gazetari i Abc Juxhin Mustafaraj mëson se komisioni do të paraqesë një kërkesë në Kuvend për ngritjen e një komisioni të Posaçëm Parlamentar për abuzimet me shitblerjen e energjisë elektrike.
Propozimi është miratuar gjatë mbledhjes së grupit parlamentar pasditen e sotme.
Pas Komisionit për Investimet strategjike, kërkesë e bërë pak ditë më parë, grupi i PD vendos që do të paraqes një kërkesë për ngritjen e nje komisioni te posaçëm parlamentar për abuzimet me shitblerjen e energjisë elektrike dhe krizën e krijuar ne sistemin energjetike.
Lexo edhe: Nis mbledhja e grupit të PD, Alibeaj: E kam detyrim të dëgjoj deputetët, çështjet që do diskutohen
Për këtë ngarkohen deputet Helidon Bushati, Lefter Gështenja dhe anëtarët e PD në Komisionin e veprimtarive prodhuese.
/abcnews.al