Rithemelimi: Alibeaj po tradhton demokratët, do të zgjedhë Presidentin e Ramës

schedule13:02 - 5 Maj, 2022

schedule 13:02 - 5 Maj, 2022

Komisioni i Rithemelimit ka theksuar sot se Enkelejd Alibeaj nuk përfaqëson as PD dhe as grupin parlamentar pasi është shkarkuar në Kuvendin e fundit të kësaj partie. Sipas Komisionit të Rithemelimit Alibeaj po përpiqet të zgjedh nën dorë Presidentit e Edi Ramës.

Duke folur për mediat zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit Floriana Garo thotë se kjo është tradhti për demokratët.

“Me urdhër të Edi Ramës, Basha dhe Alibeaj shuan akoma pa u mbledhur Komisionin Hetimor parlamentar për masakrën zgjedhore të 25 prillit. Qëndrimi i PD për Presidentin është i qartë. PD angazhohet vetëm nëse mazhoranca pranon kandidatin e  propozuar nga PD. Është akt i paligjshëm mbledhja e grupit parlamentar. Rithemelimi u bën thirrje deputetëve të PD që të mos bien pre e lojërave me fasadë opozitë. Thirrja e mbledhjes përbehet vetëm nga kryesia e grupit.” tha Florjaana Garo.

DEKLARATË KOMISIONI I RITHEMELIMIT TË PARTISË DEMOKRATIKE

Lidhur me disa veprime individuale të fundit të deputetit Enkelejd Alibeaj.
Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokrtike deklaron sa vijon:
1-Pas shkarkimit nga cdo detyrë nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i datës 30 Prill 2022, deputeti Enkelejd Ailbeaj nuk përfaqëson as Partinë Demokratike, e as grupin e saj parlamentar.
Me gjithë këtë, ai vazhdon të përfshihet në farsën e turpshme të Edi Ramës të negociatave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës me opozitë të emëruar prej tij. Deputeti Enkelejd Alibeaj dhe cilido që merr pjesë në farsen elektorale të Edi Ramës, përfaqëson thjesht veten dhe problemet e tij dhe kurrë opozitën shqiptare.
Deputeti Alibeaj, po përpiqet që të zgjedhë nën-dorë presidentin e Edi Ramës ose më së paku ta legjitimojë atë përkundrejt ndonjë pazari të tij. Kjo përbën tradhëti ndaj qindra mijra zgjedhësve shqiptarë të cilëve, Edi Rama bashke me patronazhistët, paratë e drogës dhe krimit, bandat e lidhura me qeverinë dhe duke përdorur të gjithe narkoshtetin, u rrëmbeu votën.
Për rrjedhojë, Edi Rama nuk ka vota të ligjshme për të zgjedhur një president legjitim me votat e tij.
Rikujtojmë këtu, se me urdhër të Edi Ramës dhe në pazare me këtë të fundit, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj për herë të parë në historinë e Parlamentit Shqiptar, shuan pa u mbledhur, Komisionin Hetimor parlamentar të votuar në tetor 2021 për zbardhjen e masakrës zgjedhore të 25 prillit.
Qëndrimi i Partisë Demokratike për zgjedhjen e Presidentit është i qartë.
Partia Demokratike angazhohet në këtë proces vetëm në rastin që pseudo-mazhoranca vendos të pranojë për President Republike kandidatin e opozitës së vërtetë, e jo opozitës së emëruar, i cili duhet të jetë një emër konsensual i forcave politike opozitare.
2- Thirrja nga ana e deputetit Alibeaj, me porosi të Ramës, e mbledhjes së Grupit Parlamentar, është një fyerje e rëndë për të gjithë demokratët dhe një akt i paligjshëm. Alibeaj, si deputet i thjeshtë, nuk ka më asnjë autoritet për të thirrur mbledhje të grupit parlamentar.
Komisioni i Rithemelimit, i bën thirrje të gjithë deputetëve të PD të injorojnë këtë thirrje dhe të mos bien pre e lojrave Rama-Basha-Alibeaj me fasadë opozitë dhe axhendës së tyre antidemokratike.

3-Thirrja e mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike bëhet vetëm nga Kryesia e Grupit Parlamentar që përbëhet nga anëtarët e saj dhe nënkryetarët e grupit parlamentar.
4-Kryesia e grupit përcakton edhe rendin e ditës të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
5- Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD pas shkarkimit të zotit Alibeaj nga Kuvendi i datës 30 prill 2022 deri në zgjedhjen e Kryetarit të ri, do të kryesohet nga nënkryetarët e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike dënon si mafjoze tipike dhe fyese, për shqiptarët dhe institucionin e nderuar të Presidentit të vendit, praktikën antikushtetuese që Edi Rama me opoziten e tij të emëruar po ndjekin për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

/abcnews.al/