Rusia si duket po i dërgon një mesazh të ri Perëndimit me “lëshimin” e raketave bërthamore që po teston.
Sipas raportimeve, Rusia ka njoftuar se forcat e saj ushtarake po kryejnë simulim të raketave me fuqi bërthamore në enklavën perëndimore të Kaliningradit, në një kohë që është duke kryer atë që e cilëson si fushatë ushtarakë në Ukrainë.
Njoftimi vjen në ditën e 70-të të aksionit ushtarak në Ukrainë, si pasojë e të cilit mijëra persona kanë humbur jetën dhe 13 milionë të tjerë janë zhvendosur duke sjellë kështu krizën më të rëndë të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Si Vladimir Putin ashtu edhe përfaqësuesit e tij ndonjëherë nuk e kanë mohuar drejtpërdrejt një sulm të mundshëm bërthamor në territorin ukrainas .
Dmitry Peskov, Sergei Lavrov, Sergei Shoigu dhe anëtarë të tjerë të qeverisë së Kremlinit, të pyetur, u përgjigjën se ” për momentin nuk është diçka që po shqyrtohet ” .
Gjatë stërvitjeve ushtarake të Rusisë në Detin Baltik mes anëtarëve të BE-së, Polonisë dhe Lituanisë, Rusia praktikoi “lëshimin elektronik” të sistemeve të raketave balistike të lëvizshme Iskander me aftësi bërthamore, thuhet në raport.
Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes:
“Pas kryerjes së nisjeve “elektronike”, personeli ushtarak bëri një manovër për të ndryshuar pozicionin e tyre për të shmangur “një goditje të mundshme hakmarrëse” , shtoi Ministria e Mbrojtjes. Njësitë luftarake u trajnuan edhe për “veprime në kushte rrezatimi dhe kontaminimi kimik”.
Rusia i ka vënë armët bërthamore në gatishmëri të lartë menjëherë pasi trupat e Putinit u dërguan në Ukrainë më 24 shkurt. Kreu i Kremlinit ka paralajmëruar për hakmarrje “rrufe” nëse Perëndimi ndërhyn menjëherë në konfliktin në Ukrainë.” /abcnews.al/