Arsenali fiton ndaj Napolit

schedule16:06 - 12 Prill, 2019

schedule 16:06 - 12 Prill, 2019

Skuadra e Arsenal fitoi krye ndeshjen ndaj Napolit me shifrat 2-0. Italianët kanë një mision të vështirë në sfidën e kthimit. Nuk zhgënjen as Chelsea në transfertën e Slavia Prage duke fituar minimalishtn 1-0.

Arsenali ia doli të fitojë ndeshjen e parë në çerekfinale të Europa League ndaj Napolit me rezultatin 2-0. Të besuarit e trajnerit Emery dominuan takimin ndaj italianëve dhe ishin më të saktë para portës. Ramsey zhbllokoi takimin në minuten e 14 duke kaluar në avantazh londinezët. Një gol që i dha vet besimin anglezëve të cilët sulmuan në vazhdimësi portën e mbojtur nga portrieri Meret. Ishin sërish topçinjtë që realizun kësaj radhe falë autogolit të Kulibali. Torreira godet lehtë, por topi devijohet nga mbrojtësi i Napolit dhe ndalet në rrjetë. Napoli tenton me kundërsulme por pa rezultat. Italianët do të tentojnë gjithçka në ndeshjen e kthimit javën e ardhshme.

Fiton edhe skuadra tjetër londineze e Chelseat në transfertën e Slavia Prage me shifrat minimale 1-0. Skuadra e teknikut Sari e pati shumë të vështirë të mposhtë portierin Kolar. Për t’i dhënë fitoren Chelseat mendoi mbrojtësi anësor Marco Alonso tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt duke realizuar me kokë. Një fitore mjaft e rëndësishme në transfertë për anglezët.

Valencia shkatërroi Villarealin në fushën e këtyre të fundit me shifrat 3-1 dhe kalimi në gjysmëfinale është një formalitet. Parejo gabon nga pika e bardhë e 11 metërshit, por Guedes përfiton nga devijimi i topit duke zhbllokuar rezultatin. Pak minuta më pas arbitri akordon sërish 11 metërsh kësaj radhe në favor të Villareal që shndërrohet në gol nga Santi Kazorla. Vendasit luajtën mirë, por miqtë shënojnë dy herë në fundin e takimit duke hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit.

6 gola u shënuan në ndeshjen mes Benfikas dhe Eintraht Frankfurt. Portugezët fituan me shifrat 4-2 ,ku shkëlqeu Zhoa Feliks me tre gola të shënuar. Vendasit kaluan në avantazh me 11 metërsh, por miqtë barazuan pal çaste më vonë. Më pas tre gola të një pasnjëshëm për Befincan e në fund gjermanët ngushtojnë diferencat në 4-2. Takimi i kthimit do të jetë mjaft i vështirë për Frankfurtin që duhet të fitojë me dy gola diferencë.  /abcnews.al