Teuta frenoi përsëri Tiranën në rrugën drejt titullit kampion, pasi u ndalën në barazim 1-1 mes tyre, në sfidën e luajtur në “Selman Stërmasi”.
Pas ndeshje trajneri i durrsakëve, Renato Arapi theksoi se ekipi i tij tashmë ka grinte dhe besim.
“Do ishte një fitore që do na ndihmonte edhe për të parë më lart. Më vjen mirë për mënyrën se si e interpretuam ndeshjen, u bënë 3-4 ndeshje që po luajmë mirë.
Ekipi po tregon grintë dhe besim. Përgjithësisht jam i kënaqur për ndeshjen ndaj një ekip që do të shpallet kampion.
I shtymë festën Tiranës? Donim t’i shkëputeshim Egnatias, u munduam t’i shërbenim vetes tonë”, deklaroi trajneri i skuadrës durrsake. /f.a/abcnews.al