Duro: Fitore e rëndësishme, për Guindo kam insistuar un, Mazrekaj qëndron te Laçi

schedule19:14 - 4 Maj, 2022

schedule 19:14 - 4 Maj, 2022

Laçi siguroi 3 pikët ndaj Egnatias në Rrogozhinë, po në të njëjtën kohë ka “blinduar” edhe vendin e dytë në kampionat.

Pas ndeshjes, trajneri Shpëtim Duro u shfaq i kënaqur për fitoren, teksa përgëzoi djemtë e tij për lojën e zhvilluar.

“Ishte një fitore e rëndësishme, pasi kemi bërë një hap shumë të sigurt drejt vendit të dytë dhe ky është një sukses i jashtëzakonshëm i skuadrës së Laçit. Në pjesën e parë ishte ndeshje e ekuilibruar, ndonëse patëm disa raste goli. Në 45-minutëshin e dytë hymë me ritëm tjetër dhe krijuam disa raste, deri në momentin e golit të parë. Natyrisht edhe rrezikuam në 2-3 momente, por morëm tre pikët dhe kjo vlen.

Nuk më intereson çfarë bëhet me skuadrat e tjera, por ishalla është gëzuar ai trajneri i Dinamos, pasi u hapëm një shpresë më shumë për të qëndruar në Superiore.

Guindo është një djalë fantastik, që nuk e ka problem fare golin, pasi vë si primar interesin e skuadrës. Unë insistova në verë që ta afroja dhe jam krenar, pasi jo vetëm ka bërë shumë mirë, duke qenë golashënues. Nuk e prishim lojën me Guindo, pasi ai i shënon golat me meritë.

Në verë i mbaron kontrata, por nëse do të ketë një ofertë shumë të mirë jashtë shtetit, sigurisht që nuk mund ta mbajmë. Por unë kam lidhje të veçanta me të dhe do të qëndrojë për Europën. Në Shqipëri do të qëndrojë vetëm te Laçi. Edhe Mazrekaj do të qëndrojë te Laçi, për sa kohë të jem unë këtu”, deklaroi Duro. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!