Vetëm për pak sekonda fytyra e zonjës së parë të Ruandës do të kishte marrë flakë. Incidenti kishte protagonist pikërisht Presidentin e Komisionit Europian Zhan Klod Junker i cili po merrte pjesë në ceremoninë përkujtimore të luftës civile në vend.
Zhan Klod Junker, presidenti i Komisionit Europian, ka bërë gafën e radhës.
Pak kohë më parë quajti diktator kryeministrin hungarez Viktor Orban, u prezantua në konferencë për shtyp me dy këpucë të ndryshme dhe nuk mohoi se kishte shoqëruar mëngjesin me konjak, ish kryeministri i Luksemburgut tashmë ka thyer dhe njëherë protokollin: duke rrezikuar t’i vërë zjarrin një zonje të parë.
Ngjarja ndodhi në Ruandë ku Junker ishte ftuar për të marrë pjesë në 25 vjetorin e luftës civile në vend, ku mbetën të vrarë më shumë se 1 milion persona. Lufta u zhvillua mes dy etnive dominuese në vend Tutsi dhe Hutu. Ceremonia parashikonte që presidenti i Komisionit Europian të ndizte dhe ai “Dritën e Kujtimit” me anë të një pishtari. Gjithçka shkoi mirë deri kur Junker u përpoq ta ulte poshtë duke e zhvendosur në mënyrë të rrezikshme drejt fytyrës së Zhanet Kagame, bashkëshortes së Presidentit të Ruandës Paul Kagame. Një agjente e sigurisë ndërhyri menjëherë duke ia hequr pishtarin nga duart para se të ndodhte diçka më e rëndë. /abcnews.al