Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një kërcënim në Kroaci në përvjetorin e vdekjes së Titos

schedule17:58 - 4 Maj, 2022

schedule 17:58 - 4 Maj, 2022

Në përvjetorin e vdekjes së Josip Broz Titos, vjen një kërcënim për shkatërrimin e shtëpisë së tij.

Policia kroate ka pranuar një denoncim për një burrë të panjohur i cili ka kërcënuar se do t’ia rrënojë shtëpinë dikur presidentit të Jugosllavisë në Kumrovec.

Një telefonatë anonime është marrë në orën 10 në Qendrën e Operacioneve dhe Komunikimit. Kërcënimi është bërë nga një njeri që “nuk ka thënë shumë”, por vetëm ka thënë se do ta shkatërrojë vendlindjen e Titos dhe më pas e ka mbyllur telefonin, shkruajnë mediat kroate.

Policia nuk gjeti asnjë mjet shpërthyes pasi kontrolloi shtëpinë e vendosur në muzeun e hapur në fshatin e vjetër të Kumrovecit.

Portali kroat “Ni zagorje” thekson se kërcënime të tilla janë të zakonshme me afrimin e përvjetorit të vdekjes së Titos.

Tito vdiq më 4 maj 1980. Në ish-Jugosllavi ekziston 42 vjet  pas vdekjes së Titos një “titostalgji” e heshtur. Por sado i lartë të jetë reputacioni i tij, ai nuk shërben më si pikë orientimi, shkruan Norbert Mappes-Niediek.

Edhe historianët e kanë të vështirë me Titon. Një biografi e gjerë, më tepër me tone lavdëruese e sllovenit Jože Pirjevec pati shitje të larta. Gjykimet e sotme shkencore rrallë e tejkalojnë ambivalencën. Prishja e tij me Stalinin në vitin 1948, angazhimi i tij për lëvizjen e vendeve të paangazhuara dhe për vendet e Botës së Tretë si dhe qëndrimi relativisht liberal i regjimit të tij vlerësohen me konsideratë. Në anën tjetër rëndojnë vrasjet masive të periudhës menjëherë pas luftës dhe ishulli i internimit Goli otok, në të cilit fillimisht u dërguan kundërshtarët pro-sovjetikë të Titos dhe më vonë disidentë të tjerë.

Një problem që lidhet me vlerësimin e Titos përbën fakti se nga puna e tij nuk mbeti asgjë. Ai nuk qe kujdesur për pasardhës dhe shpërbërja e shtetit të tij filloi me vdekjen e tij. Sado i lartë të jetë reputacioni i tij, ai nuk shërben më si pikë orientimi.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!